E premte, 3 Maj, 2024

Makina del nga rruga, humb jetën një person. Detaje nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen e një 77-vjeçareje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë-Krujë – Thumanë.

Mësohet ano udhëtonte me të birin në mjet, por ai ka humbur kontrollin e makinë dhe kjo e fundit ka dalë nga rruga

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.04.2023, në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë, shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./brvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit