E shtunë, 18 Maj, 2024

E papritura vjen nga Franca: Messi në fund të sezonit do të largohet nga PSG

Një lajm i papritur vjen nga Parisi. Duket se aventura e Lionel Messit në Francë është drejt fundit dhe argjentinasi do të largohet në fund të sezonit.

Ky lajm është bërë publik nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili shkruan në mediat sociale se marrëdhënia mes ‘Pleshtit’ dhe PSG ka mbaruar.

Sipas tij çdo gjë është mbyllur dhe do jetë vetëm deklarata publike për të konfirmuar ndarjen.

“Në prapaskenë, tashmë kuptohet se babai i Leos, Jorge, ia ka komunikuar vendimin PSG-së tashmë një muaj më parë për shkak të projektit. Kjo ishte pika e fundit e thyerjes”, shkruan gazetari./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit