E premte, 17 Maj, 2024

Vrau 51-vjeçarin për qiranë e banesës, arrestohet autori

Pas pas 21 orësh në arrati, është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së Petrit Vuksanit, Lekë Vuksani.

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me forcat speciale RENEA, kanë mundur të lokalizojnë dhe arrestojnë autorin 34-vjeçar i cili kreu një ditë më parë vrasjen.

Sipas forcave blu, u bë gjetja dhe sekuestrimi edhe i armës së zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

“Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga shtetasi L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër. Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin. Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:15, të datës 02.05.2023, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton sot Policia.

Një ditë më parë, Lekë Vuksani, rreth orës 12:15 u fut brenda banesës së Petrit Vuksanit, duke e qëlluar disa herë me armë zjarri.

Pas krimit, ai u arratis, për t’u arrestuar sot.

Motivi i krimit, raportohet të ketë qenë largimi i Lekës nga banesa dhe qiraja. Viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit