E diel, 19 Maj, 2024

“Neymar ik ***”, “Messi, ti je bir *****”, tifozët e PSG kundër yjeve të ekipit

Skuadra e PSG në Francë pavarësisht investimeve të shumta nuk po jep rezultate në fushën e lojës, duke humbur shumë pikë në kampionat.

Kjo ka sjell shumë tensione, të cilat janë shtuar dhe pas vizitës së pamiratuar të Lionel Messit në Arabinë Saudite.

Tifozët e PSG-së kanë kërkuar që të largohen nga skuadra jo vetëm Mesi, por edhe Neymar. Ata kanë nisur protestat dhe disa tifozë kanë shkuar para shtëpisë së tij duke protestuar dhe duke kërkuar largimin nga skuadra.

Ata kanë bërë thirrje kundër braziljanit duke thënë: “Neymar ik q**”, po ashtu nuk kanë munguar as pankartat kundër drejtuesve të klubit dhe  Messit.

“Messi, ti je një bir k**ve”, shkruanin disa tifozët. Largimi i Mesit nga PSG, tashmë mbetet vetëm çështje kohe por si duket nuk do të jetë i pari dhe i fundit që largohet./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit