Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar para publikuar një prpjekt të ri brenda Partisë Demokratike, Këshillin Euroatlantik. Teksa prezantoi këtë nismë, Alibeaj u shpreh se kjo do ta kthejë PD në një alternativë qeverisëse për të nesërmen.
“Një nismë e cila do t’i shërbejë Partisë Demokratike në sfidat dhe betejat politike që ajo ka përpara në funksion të një Partie më të fortë, më të sigurt dhe më të bindur drejt të ardhmes së saj.
Për t’i dhënë Shqipërisë një të djathtë moderne, një forcë politike që ka në themel të saj lirinë, shtetin e së drejtës dhe demokracinë, që ka në themel të saj vlerat perëndimore dhe euroatlantike. Një Parti Demokratike pra, që do të jetë padyshim alternative qeverisëse e së nesërmes dhe për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë“, u shpreh ai.
Po ashtu prezantoi dhe përbërjen e këshillit, ku bëjnë pjesë shumë figura të njohura që kanë kontribuuar për vite me radhë në PD.
Këshilli do përbëhet nga këta anëtarë:
1. Edmond Trako –Deput i PD ne legjislaturen e pare
2. Eduard Prodani –Stundet i Dhjetorit, bashkethemelues i forumit rinor te PDSH
3. Fatos Hoxha –ish-deputet i PD 2009-2013
4. Gjergji Hani –ish i denuar politik ne moshen 16 vjecare ne 1985
5. Marcel Hila –Aktivist i deges se Partise Demokratike Shkoder qe ne vitin 1990
6. Neli Demi –psikiater, terapist
7. Nevila Nika – Profesoreshe , historiane , ish-drejtoreshe e Arkivit të shtetit
8. Omer Stringa –profesor i ekonomise, ish-dekan i fakultetit ekonomik
9. Preç Zogaj –themelues i Partisë Demokratike, drejtor i gazetes se pare opozitare RD.
10. Rushdi Keci –profesor, ish Prefekt i Tiranes
11. Vasil Gjika –ish deputet i PD-se ,92-96./btvnews.al
