E premte, 17 Maj, 2024

PS shpallet fituese në Kamëz, Elbasan dhe Vorë

Partia Socialiste është shpallur fituese në Kamëz, Elbasan dhe Vorë.

Në Kamëz rezulton fitues kandidati socialist Rakip Suli, i cili do ta drejtojë bashkinë për 4 vitet e ardhshme.

Në Kamëz, Rakip Suli u shpall fitues me 23657, ose 60.65 % të votave.
Në Vorë, fitues rezulton po ashtu kandidati socialist, Blerim Shera.

Në Vorë, Blerim Shera ka marrë 8125 vota, ose 74.28 %.
Ndërsa në Elbasan, rikonfirmohet në detyrë Gledian Llatja, i Partisë Socialiste.

Në Elbasan, Gledian Llatja ka marrë 24823 vota, ose 55.03 përqind.
Kujtojmë se në këto bashki si votimi ashtu sikurse edhe numërimi ishte elektronik. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit