E hënë, 20 Maj, 2024

U rrëzua nga një pemë në Theth, 34-vjeçari humb jetën pas 12 ditësh te Spitali i Traumës

Një person ka humbur jetën në Shkodër, pasi është rrëzuar aksidentalisht.

Dyshohet se 34-vjeçari me iniciale P.K., është rrëzuar aksidentalisht më datën 17 maj nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth, ku për pasojë ka mbetur i lënduar.

Njoftimi i policisë:

-Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.

Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit