E premte, 17 Maj, 2024

FOTO – Protesta ndryshe, turisti zhvishet lakuriq brenda bazilikës së Shën Pjetrit

Një protestë e pazakontë ka ndodhur brenda bazilikës së Shen Pjetrit në Vatikan. Mediat e huaja kanë publikuar një foto të një turisti, i cili në shenjë proteste është zhveshur dhe ka qëndruar ashtu në qendër të bazilikës.

Po ashtu mësohet se vrapoi lakuriq përgjatë altarit në bazilikën e Shën Pjetrit si akt proteste ndaj luftës në Ukrainë.

Një foto e publikuar në internet tregon burrin i cili kishte një shkrim në shpinën e tij që bën thirrje për shpëtimin e fëmijëve ukrainas.

Ai u kap nga rojet dhe iu dorëzua policisë italiane si dhe raportohet se kishte gërvishtur veten me thonj. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një incident i tillë në bazilikë. Në vitin 2016, 44-vjeçari Luis Carlo u arrestua pasi u zhvesh lakuriq brenda shtëpisë së shenjtë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit