E hënë, 29 Prill, 2024

Fitorja në 14 Maj, Rama kërkon reflektim nga socialistët: Mund të fitojmë por…

Kryeministri Edi Rama vijoi takimin falenderues pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 Majit në Berat.

Sipas Ramës duhet bërë një reflektim pas fitores. Vetëm kështu, sipas tij, PS-ja mund të vijojë të fitojë ende.

“Na duhet të bëjmë realisht një reflektim shumë të madh pas kësaj fitoreje. Arsyeja pse kemi fituar dhe kemi fituar 8 nga 9 beteja elektorale dhe mund të fitojmë edhe 18 të tjera është sepse ne sapo kanë mbaruar një palë zgjedhje kemi filluar të mendojmë për një palë zgjedhje të tjera duke mos e konsideruar asnjë fitore një arsye për të fjetur mbi dafina dhe për të vazhduar përpara duke i parë tjerët nga lart poshtë.

Gjithmonë jemi përpjekur ta mbajmë partinë sa më të gjallë dhe sa më të hapur pavarësisht se asnjëherë nuk ia kemi dalë mbanë ashtu siç duhet dhe për këtë arsye do të vazhdojmë të përpiqemi”, u shpreh Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit