E premte, 3 Maj, 2024

Lihet në burg Vangjush Dako me akuzën për shpërdorim detyre

Avokati i ish- kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, Petrit Ismaili, ka dhënë mbrëmjen e sotme një deklaratë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Sipas tij akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre” për dy raste të ndryshme, ndërsa tha se Prokuroria e Posaçme e ka lënë atë në arrest me burg.

“Sapo u ekzekutua vendimi i gjykatës së shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, që vendosi arrest me burg për Dakon. Akuzat, është një, për shpërdorim detyre në dy raste, një kallëzim nga disa banorë të një pallati që pretendojnë se ka pasur shkelje, dhe një në prag të zgjedhjeve të 2021, nga Ferdinand Xhaferri.

Kam qenë në brendësi të çështjes për akuzën e parë. Paraprakisht deklaroj se Prokuroria e Posaçme nuk po mban dot ekuilibër nën trysnin mediatike, politike apo ndërkombëtarëve dhe po merr masa për mendimin tim të nxituara”, tha ai.

Pyetur nga gazetarët nëse Dako ka shfaqur probleme shëndetësore, avokati tha se ai është në gjendje të mirë.

“Mund të jetë zbardhur me dy vjet vonesë por ku nuk do të thotë që pallati është pa leje. Nuk besoj të ketë asnjë metër katror jashtë lejes së ndërtimit të dhënë nga bashkia.

Nuk mund të jap deklarime të hollësishme. Klienti im është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë. Nuk ka pasur probleme. Natyrisht pjesa emocionale, stresi e këto janë. Nuk ka pasur probleme shëndetësore”, deklaroi ai. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit