E diel, 5 Maj, 2024

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Spanjë, arrestohen 30 persona dhe mes tyre ka shqiptarë

Policia e Spnjaës ka goditur një bandë kriminale që operonte në trafikimin e drogës. Sipas informacioneve nga mediat vendase, në pranga kanë rënë 30 persona mes tyre dhe shqiptarë.

Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike nëpërmjet pakove postare nga Spanja drejt Irlandës.

Operacioni nisi shkurtin e vitit të kaluar pas kapjes në aeroportin Barajas të më shumë se dy kg marijuanë në dy pako postare të dërguara nga Orihuela Costa dhe San Miguel de Salinas.

Mësohet se autoritetet i kanë mbajtur në vëzhgim të arrestuarit për një kohë të gjatë dhe kanë arritur të faktojnë aktivitetyin e tyre kriminal./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit