E shtunë, 27 Prill, 2024

U arrestua për shpërdorim detyre, Dako del nesër në 10:00 para gjykatës për masë sigurie

Vangjush Dako dhe të arrestuarit e tjerë nga SPAK, pritet që të dalin para gjykatës nesër në orën 10:00 për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca do të mbahet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku akuza do të kërkojë rikonfirmimin e masës së sigurisë.

Vangjush Dako u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ në dy raste.

SPAK bën me dije se Dako në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar”.

Po ashtu SPAK e ka hetuar Dakon dhe për një kallëzim të bërë nga Ferdinant Xhaferraj, në kohën kur ishte kreu i PD në Durrës./btvnews.al 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit