E premte, 26 Prill, 2024

Messi vendos rekordin e parë në SHBA! Biletat për ndeshjen që ai do të debutojë rriten me 16 herë

Lionel Messi ka zyrtarizuar kalimin në SHBA, tek Inter Miami. Ende pa zbritur në fushë impakti i yllit argjentinas është i madh.

Përveç shtimin të fansave në faqen zyrtare të skuadrës në Instagram dhe vëmendjes mediatike që ka marrë, ‘pleshti’ po ndikon dhe tek biletat.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, çmimi i biletës për ndeshjen që deri tani përplitet se do të debutojë Messi është shumëfishuar.

Më konkretisht, çmimi i biletës për ndeshjen e Inter Miami kundër Cruz Azul më 21 Korrik është rritur… 16 herë. Të martën biletat shiteshin 29 Dollarë, e ndërsa tashmë kanë arritur deri në 521 Dollarë.

Ndeshja në të cilën Messi pritet të veshë për herë të parë fanellën e Inter Miami ka një biletë më të shtrenjtë se ndeshja e tretë e finales së NBA mes Miami Heat dhe Denver Nuggets!/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit