E mërkurë, 1 Maj, 2024

VIDEO – Zerqani, fshati që duhej të ishte turistik pasi është pjesë e projektit ‘100 fshtrat’, por që po braktiset çdo ditë

Braktisja e vendit siduket është një fenomen i pashmangshëm pasi vijon të jetë i pranishëm kudo e sidomos në zonat rurale.

Në lagjen “Libaras” ne Zerqan kanë mbetur vetëm pak familje nga shumë të tilla që jetonin para viteve 90-të. Banorët e mbetur aty thonë se më shumë se 40% e banorëve janë larguar për shkak se aty mungon perespektiva për ndërtimin e jetës sidomos nga të rinjtë.

Por vitet e fundit fenomeni i largimit është zgjeruar pasi ka përfshirë edhe moshën e tretë. Për ata që jetojnë ende aty problemi më i madh është largimi i të rinjëve të cilët zgjedhin emigrimin për një jetë më të mirë dhe të ardhme të sigurtë.

Zerqani është përzgjedhur ndër 100 fshatrat turistik në vendin tonë, por edhe pse ky projekt është prezantuar 5 vite më parë, deri tani nuk është bërë asnjë investim i mirëfilltë që do të ndihmonte turizmin dhe pengonte largimin masiv të banorëve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit