E enjte, 2 Maj, 2024

Temperaturat arrijnë deri në 29°C, mësoni parashikimin e motit për sot

Për ditën e sotme (E premte 9 Qershor 2023) priten reshje lokalisht mesatare në qarkun Gjirokastër dhe reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 19 deri në 26 °C, në vendet e ulët nga 17 deri në 29 °C dhe në vendet malore nga 11 deri në 24 °C.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin. Për sa i përket zjarreve, pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Durrës dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet niveli “S’KA RREZIK”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit