E enjte, 25 Prill, 2024

E rëndë në Lushnjë, hidhet nga kati i katërt i pallatit, 33-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur ku një shtetase dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit.

Policia bën medije se 33-vjeçarja ka qenë në gjendje depresioni në momentin kur ka kryer këtë akt.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:20, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, dyshohet në gjendje depresioni, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasja D. Z., 33 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit