E premte, 26 Prill, 2024

Ndodh mrekullia, katër fëmijë i mbijetojnë aksidentit ajror. U gjendën të gjallë pas 40 ditësh në xhungël

Një mrekulli e vërtetë ka ndodhur në Kolumbi, ku 4 fëmijë janë gjetur të gjallë në xhungël pas një aksidenti ajror. Fëmijët ishin të mbijetuarit e vetëm të një avioni që u rrëzua në 1 Maj në Guaviare në Kolumbinë jugore.

Ata janë katër vëllezër të moshës nga 11 muaj deri në 13 vjeç dhe gjatë momentit të rrëzimit të avionit Cessna 206, po udhëtonin me nënën e tyre, një të afërm dhe pilotin.

Katër vëllezërit, nga komuniteti indigjen Huitoto, janë 13 vjeç, 9, 4 dhe më i vogli vetëm 1 vjeç. Ata u endën për 40 ditë në xhungël, pas rrëzimit të avionit. Ndërsa të tre të rriturit vdiqën dhe trupat e tyre u gjetën nga ushtria në vendin e rrëzimit të avionit, më 16 Maj.

Më shumë se 100 ushtarë dhe dhjetëra eksplorues indigjenë që e njohin zonën morën pjesë në kërkime. Në pyll, forcat e shpëtimit zbuluan gradualisht gjurmët e kalimit të fëmijëve.

Dhe më në fund u gjetën, në një vend të largët midis departamenteve të Caqueta dhe Guaviare, jo shumë larg vendit ku ishte rrëzuar avioni. Ata janë mirë, edhe të kequshqyer dhe të dobët.

Nga vendi ku u gjetën fëmijët, ata u dërguan me helikopter në spitalin më të afërt, përpara se të transferoheshin në Bogota.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit