E martë, 23 Prill, 2024

VIDEO – Shoqata Bulqiza zhvillon mbledhjen e radhës, nderon me certifikata figurat e shquara të qytetit

Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza zhvilloi mbledhjen e saj të radhës këtë të premte. Në këtë takim të organizuar deri në detaje nga kryesia e kësaj shoqate u morën disa vendime të rëndësishme.

Lidhja me qytetit dhe nxjerrja në pah e vlerave të tij ishin tema kryesore e diskutimeve, ku pjesëmarrësit ishin të mendimit se historia e Bulqizës duhet të shkruhet dhe t’u lihet si trashëgimi brezave.

Gjatë kësaj mbledhje që zgjati më shumë se 90 minuta u diskutua se si do të organizohet shoqata për të ardhmen dhe çfarë aktivitetesh duhet të organizohen që lidhja me qytetit të jetë prezente.

Pas diskutimeve konstruktive u vendos që të gjithë të bëjnë kërkime dhe të dërgojnë artikuj të ndryshëm për të promovuar qytetin dhe të jenë si një dëshmi e së shkuarës për të ardhmen.

Po ashtu u përqafua dhe propozimi që në vitin jubile të 75-vjetorit të minierës, të organizohet një festë dinjitoze dhe kjo festë të kthehet një traditë për qytetin.

Nuk munguan dhe planet për aktivitet kulturore dhe turistike për të pasur sa më shumë takime që do shërbejnë për të forcuar lidhjet mes anëtarëve.

Në fund shoqata nderoi me certifikata mirënjohje disa prej figurave që kanë dhënë kontribute për vite me radhë për Bulqizën dhe Shqipërinë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit