E enjte, 2 Maj, 2024

Priten reshje shiu në disa zona, mësoni si parashikohet moti për këtë të diel

Për ditën e sotme mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht në pjesën e parë të ditës me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare.

Më pas, pas orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët deri dhe mesatar.

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit