E mërkurë, 8 Maj, 2024

Aksident në qytetin e vjetër në Bulqizë, plagosen 3 persona. Policia jep detajet e ngjarjes

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e vjetër në Bulqizë.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se shtetësja me iniciale S.D. ka humbur kontrollin e mjetit të saj dhe është përplasur me dy makina. Shoferja është shoqëruar në komisariat, ndërsa të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Në qytet të vjetër, Bulqizë, shtetasja S.D., duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 2 automjete të tjera.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar shtetasit I.Gj., S.Gj., dhe H.L., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesja e automjetit shtetasja S.D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit“, është ky njoftimi i policisë për ngjarjen./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit