E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Plagoset me armë gjahu 62-vjeçarja në Dibër, policia: Ngjarja aksidentale, është jashtë rrezikut

Një 62-vjeçare është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e saj. Policia bën me dije se e moshuara ka marrë plagë në këmbë.

Nga hetimet është zbuluara se ngjarja ka qenë aksidentale dhe e plagosura ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

“U referuan materialet në Prokurori, si ngjarje aksidentale, pasi shtetasja Xh.B., 62 vjeçe, banuese në fshatin Vakuf, Dibër, aksidentalisht është vetëplagosur me armë gjahu, në këmbë në banesën e saj. 62-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia e Dibrës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit