E premte, 3 Maj, 2024

Qetësohen revoltat në Francë

Revoltat në gjithë Francën pas vrasjes së një adoleshenti afrikanoverior nga policia javën e kaluar vazhduan për të gjashtën natë radhazi.

Në periferi të Parisit, një zjarrfikës 24-vjeçar humbi jetën gjatë përpjekjeve për të shuar vatrat e shumta të zjarreve të vëna nga protestuesit, duke shënuar edhe viktima.

Dhuna dhe flakët ishin sërish të pranishme edhe nëpër rrugët e lagjen periferike pariziene Nanterre. Megjithatë më të paktë ishin qytetet ku pati sërish protesta të dhunshme.

Për shkak edhe të numrit më të ulët të protestuesve policia arriti të mbajë nën kontroll situatën, ndërsa numri i protestuesve të arrestuar ishte 157, shumë herë më i ulët se i netëve të kaluara. Për shuarjen e revoltave u angazhua edhe ushtria.

Gjyshja e 17-vjeçarit afrikanoverior të vrarë nga policia apeloi për fundin e dhunës në një intervistë për mediat franceze.

Ndërsa nëpër rrugët e Lionit pati manifestime të radikalëve të djathtë që kërkojnë dëbimin e të gjithë të huajve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit