E enjte, 9 Maj, 2024

Shtoni kontrollet në telefon, ky virus në Android mund t’ju vjedh të dhënat e bankës

Ekspertët e sigurisë kanë lëshuar një paralajmërim për  të gjithë përdoruesit e telefonave Android. Sipas tyre një virus që vjedh të dhënat bankare po qarkullon në këtë sistem operativ dhe ndaj kërkojnë shumë kujdes.

Sipas ekspertëve të “ThreatFabric”, bëhet fjalë për virusin e quajtur “Anatsa” që mund të infektojë celularët Android përmes aplikacioneve nga Google Play Store.

Ky virus vjedh të dhënat bankare që përdoruesit mund të kenë në celularët e tyre. Paralajmërimi vjen sidomos për shtetet SHBA, Angli, Gjermani, Austri dhe Zvicër, pasi në këto vende ky virus po qarkullon së fundmi, por nuk përjashtohet mundësia që virusi të shpërndahet dhe në vende të tjera.

Pasi virusi “Anatsa” infekton pajisjen, hakeri ka mundësi që të vjedhë kredencialet dhe të hyjë në llogarinë bankare të përdoruesit.

Virusi “Anatsa” është i fshehur në disa aplikacione në Play Store të shfaqura së fundmi, që paraqiten si lexues PDF-je./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit