E martë, 7 Maj, 2024

Policia franceze bastis shtëpinë e presidentit të PSG, akuzat që rëndojnë mbi të

Policia franceze bastisi shtëpinë e presidentit të Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi të mërkurën, për një hetim mbi pretendimet e një burri për ndalim dhe torturë në Katar.

Franko-algjeriani Tayeb Benabderrahmane, 42 vjeç, paraqiti një ankesë në janar duke thënë se ai u arrestua në janar 2020 në Katar, ku kohët e fundit ishte transferuar për të punuar si lobist.

Benabderrahmane tha se ai u mbajt për gjashtë muaj dhe u mor në pyetje nga policia lokale, veçanërisht në lidhje me dokumentet që ata besonin se ai mbante që mund të rezultonin kompromentues për Al-Khelaifi, një shtetas i Katarit.

Sipas një shënimi nga DGSI, shërbimet e inteligjencës franceze, në ato dokumente mund të ketë video intime të Al-Khelaifit me një femër.

Gjithashtu, përflitet edhe për biseda telefonike të presidentit të PSG, sekretarit të FIFA-s dhe emirit të Katarit, Al-Thani, të ruajtura në një telefon të vjetër, të cilat mund të lidhen me çështjen e organizimit të Botërorit 2022./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit