Dashi- Sot do zbuloni disa gjëra të reja për partnerin/en tuaj të cilat deri më sot as që i keni ditur. Marrëdhënia në çift do jetë më e ngrohtë se më parë. Beqarët nuk do kenë asnjë takim interesant dhe do mbeten sërish me të njëjtin status.
Demi- Do jeni shumë sensualë dhe joshës me partnerin/en tuaj sot dhe do e bëni atë ta ketë gjithmonë mendjen tek ju. Në mbrëmje priten momente pasionante. Nëse jeni beqarë dhe ëndërroni të keni në krah një person të veçantë, sot do vijë takimi vendimtar.
Binjakët- Do iu ndryshojë shpesh humori gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë probleme me partneri/en. Nga ana tjetër nuk duhet vetëm të kërkoni në lidhjen tuaj, duhet edhe të jepni.
Gaforrja- Për ata që kanë kohë që janë në një lidhje pritet një ditë e mbushur me diskutime serioze dhe me marrje vendimesh të rëndësishme. Mendohuni mirë para se te hidhni çdo hap. Beqaret duhet te tregohen me te duruar nëse duan te gjejnë personin me te përshtatshëm.
Luani- Harrojini mosmarrëveshjet që keni pasur kohët e fundit në çift dhe mundohuni të tregoheni më optimistë për të ardhmen. Të dy keni gabuar kështu që nuk keni pse ta mbani mendjen atje.
Virgjëresha- Mosmarrëveshjet dhe debatet në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite. Nuk do jeni aspak dakord me partnerin/en tuaj për ato që ai do iu thotë dhe kjo do krijojë gjithë kohës tension.
Peshorja- Falë ndikimit të madh të Venusit, jeta sentimentale e çifteve do jetë më e bukur dhe më emocionuese. Shfrytëzojeni çdo sekondë kur të ndodheni pranë partnerit/es sepse ka momente që nuk përsëriten.
Akrepi- Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni ndjesi të veçanta dhe shpeshherë do iu duket vetja si në ëndërr. Beqarët nuk duhet të nxitohen të krijojnë një lidhje me personin e parë që do i joshë sepse nuk do mund ta kuptojnë kush është ai në të vërtetë.
Shigjetari- Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk priten as surpriza të mëdha, por edhe probleme nuk do ketë. Duhet të bëni paksa kujdes edhe me xhelozinë e tepruar.
Bricjapi- Sot do filloni të dyshoni jashtë mase për ndjenjat tuaja dhe nuk do jeni më të sigurtë nëse personin që keni në krah është i duhuri. Flisni me të dhe shprehjani gjërat ashtu si i ndjeni.
Ujori- Edhe ju që jeni shumë realistë zakonisht do filloni të ëndërroni për jetën tuaj në çift. Partneri/ja nga ana tjetër nuk do jetë në ditën e tij më të mirë dhe kjo mund të sjellë zhgënjime. Beqarët duhet t’iu kushtojnë më tepër vëmendje personave që i ftojnë në takime.
Peshqit- Ditë mjaft e animuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Emocionet që do përjetoni do jenë vërtet të mëdha dhe të papërshkrueshme kështu që shfrytëzojeni sa të mundni ditën./btvnews.al
