E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Drogë me autobusë nga Shqipëria në Itali, policia italiane godet rrjetin e trafikantëve

Një bandë prej katër personash , tre burra dhe një grua, janë arrestuar nga autoritetet italiane në Milano.

Sipas mediave vendase, të arrestuarit merreshin me trafik droge dhe pas hetimeve të shumta u zbulua veprimtaria e tyre.

Hetimet për identifikimin e këtij rrjeti kishin nisur që prej 1 viti, ku u zbulua se droga fshihej në disa apartamente në Itali.

Mësohet se droga i ishte dorëzuar në Lampugnano, në parkingun e autobusit, nga një shofer autobusi me targa shqiptare një tjetër prej të dyshuarve, i cili e kishte fshehur ‘mallin’ në pjesën e motorit të mjetit.

Gjatë hetimeve, u vërtetua se banda ka shitur më shumë se 170 kilogramë heroinë dhe kokainë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit