E enjte, 30 Tetor, 2025

E pa dëgjuar më parë, Suedia u “gjen punë” edhe sorrave

Sorrat po angazhohen për të mbledhur filtrat e cigareve nga rrugët dhe sheshet e një qyteti suedez si pjesë e një nisme për uljen e kostos për këtë punë.

Si shpërblim marrin pak ushqim për secilën cigare që e vendosin në një makinë të dizajnuar nga një kompani e re në Södertälje, afër Stokholmit.

Ata janë zogj të egër që po marrin pjesë vullnetarisht”, tha Christian Gunther-Hanssen, themelues i kompanisë “Corvid Cleaning”, e cila qëndron prapa kësaj metode kreative.

Fondacioni “Mbaje Suedinë të Pastër” thotë se më shumë se një miliard filtra cigaresh të përdorura lihen në rrugët e Suedisë çdo vit, duke përbërë 62 për qind të të gjitha mbeturinave./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit