Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli ishte një ndër banorët e “BBV” i cili me lojën e tij arriti që të bëjë për vete një publik të gjerë.
Mirëpo edhe pas daljes nga “BBV”, këngëtari shkodran u përkrah nga ndjekësit e tij, të cilët shpesh herë i bëjnë atij dhurata në koncertet që ai performon këngët e tij.

Së fundmi fituesi i “BBV 2” ka marrë një dhuratë speciale nga fansi i tij i ‘çmendur’ nga Anglia dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory.
Fansi i ‘zjarrtë‘ i ka bërë dhuratë atij një shqiponjë dykrenare ku në të ishte vendosur një foto e Luizit dhe Kiarës në ditën e tyre më të veçantë atë të martesës./btvnews.al
