Edhe pse të gjithë mendonin se edicioni i 68-të i Eurovision do të zhvillohej në Stokholm, organizatorët kanë vendosur se qyteti që do mirëpresë artistët nga e gjithë Evropa është Malmo.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Malmo nuk është zgjedhur për ndonjë arsye të veçantë, por kështu u vendos pas “dialogut me disa qytete”
Arena e Malmos do të presë në skenë gjysmëfinalet në datat 7 dhe 9 Maj 2024 si dhe finalen më 11 Maj të vitit të ardhshëm.
Loreen, artistja suedeze i dha për herë të dytë fitoren vendit të saj me këngën “Tattoo”, ndërsa në vitin 2012 konkurroi me “Euphoria”./btvnews.al