E shtunë, 4 Maj, 2024

35-vjeçari rreh me sende të forta vëllain e vet

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit mes dy vëllezërve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pasi kanë marrë njoftim se dy vëllezër po konfliktoheshin në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes tyre, duke arrestuar në flagrancë shtetasin B. S., 35 vjeç, banues në Gosë, Rrogozhinë.

Ky persona, gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë vëllanë e tij, shtetasin N. S., 32 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Artikuj te ngjashem

Me te fundit