E enjte, 2 Maj, 2024

U shkarkua si Sekretari i Përgjithshëm i PS, reagon Gjiknuri: Nuk ndihem i braktisur nga Rama

Damian Gjiknuri deklaroi se është akuzuar gjithmonë, ndërsa shtoi se jeta e kishte mësuar që t’i bënte ballë të papriturave.

Teksa u pyet nga gazetarët nëse ndihej i tradhtuar nga Rama për shkarkimin si Sekretari i Përgjithshëm, dhe nëse e kishte lënë atë përballë drejtësisë, Gjiknuri tha se nuk ndihej i braktisur dhe se e fundin e diçkaje e sheh si fillimin e diçkaje të re.

“Befasia për disa dhe interesi që shkakton në rrjetet sociale nuk duhet të përbëjë boshtin nga duhet të orientohet koshienca ime.

Pas çdo procesi zgjedhor ne i ushtrohemi një procesi analize. Nuk e quaj në ato terma që ju thoni. Për mua fundi i diçkaje është fillimi i një gjëje të re. Unë jam akuzuar gjithmonë pasi kam mbajtur pozicione kyçe.

Nuk është hera e parë që akuzohemi për akuza të karakterit politik. Ka vetëm një drejtësi që i gjykon, dhe jo opinioni publik krijuar nga vatra të ndryshme politike. Personalisht nuk ndjej asnjë lloj braktisje, jam në komunikim të vazhdueshëm me kreun e partisë, është marrëdhënie e qëndrueshme pune. Sa më pozicione të larta te kesh, aq më tepër edhe do sulmohet”, deklaroi Gjiknuri.

Sa kaq ai u pyet edhe nëse është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve.

“Hetimi ka vite që ka nisur, nuk më kanë thirrur ndonjëherë, nëse do më thërrasin natyrshëm do të jap shpjegim. Roli i ministrit të energjisë ka qenë periferik… E them me bindje se ato vepra janë të gabuara. Ato vepra janë në dobi të publikut, të qytetarëve. Sot në Elbasan ka një vepër që prodhon energji. Vendimet duhen para në kontekst të gjerë. Nuk ndihem i keqardhur.

Jam mësuar të lëviz në pozicione të ndryshme. Më pëlqen që ta shoh veten në pozicione prej 360 gradë.

Nuk kam dijeni se ka hetim për pasurinë time nga SPAK, por ato janë të deklaruara dhe unë jam kontrolluar tre herë nga inspektorati i lartë. Lidhur me udhëtimet që përmendet ju, ato dy episode që nuk kanë lidhje fare dhe janë para se të zhvillohej procedura nga ministria ime, janë udhëtime zyrtare, por të njohësh dikë nuk të bën të fajshëm”, u shpreh ai. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit