E premte, 17 Maj, 2024

Çiljeta Xhilaga bëhet nostalgjike për rininë e saj, këngëtarja ndan fotot e 17 viteve më parë

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga prej kohësh nuk është afër publikut me projektet e saj muzikore. Megjithatë nuk mungon në rrjete sociale ku zgjedh të ndaj me ndjekësit e saj momente me familjen nga pushimet apo edhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë në “Instagram” disa foto të vjetra ku shkruan: Hapa arkiven. Na ishte nje here. Fotot që ajo ka postuar mendohet t’i jenë shkrepur rreth viteve 2006 – 2009 ku Çiljeta duket shumë në formë, dhe pse prej vitesh cilësohej si një ndër vajzat më të bukura të estradës shqiptare.

Ajo gjithashtu ka ndarë foto edhe me moderatorin Ervin Kurti dhe Eraldo Rexho, ku treshja duket se ishin në fillimet e karrierës së tyre. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit