E hënë, 20 Maj, 2024

Lulzim Basha nga Shkodra: Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar dje një takim me drejtues të qarkut të Shkodrës, ku në fokus ishte riorganizimi i çdo dege të selisë blu.

Në një reagim në ‘Facebook’ Basha nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet e PD-së.

MESAZHI I BASHËS
Në Shkodër me drejtuesit e këtij Qarku, për riorganizimin dhe forcimin e çdo dege, të vetëdijshëm për vlerat dhe standardet që na bashkojnë për të ndërtuar alternativën më të mirë të Partisë Demokratike për shqiptarët.

Për këtë qëllim, lufta kundër korrupsionit është sot një nga prioritetet tona. Një rast i tillë është ligji për investitorët strategjikë, i cili është përdorur për të shpërblyer miqtë e kryeministrit me pasuritë tona publike. Ne do kërkojmë një hetim të thelluar parlamentar të investitorëve strategjikë, atyre që përfitojnë dhe bashkëndajnë me qeveritarët e korruptuar pasuritë e këtij vendi, ndërsa shqiptarët mbeten ndër popujt më të varfër dhe më të keqpaguar. Askush nuk do të jetë mbi ligjin! /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit