E martë, 7 Maj, 2024

U vra mbrëmë, trupi i të riut ende në morgun e spitalit të Bulqizës, s’ka mjek për të kryer autopsinë

Duket se drama për familjen Manjani, të cilës mbrëmë iu vra me thikë djali i saj, nuk ka fund.

Mes dhimbjes për humbjen e të dashurit të tyre, familja nuk ka mundur që të tërheqë trupin e pajetë të 26-vjeçarit Dritan Manjani i cili u vra para shtëpisë së tij nga 30-vjeçari Dorjan Dema.

Familjarët thonë se shkak është bërë mungesa e mjekut ligjor në spitalin e Bulqizës. Për shkak se në këtë spital mungon mjeku ligjor, është dashur që të vijë një mjek nga Tirana për të kryer autopsinë e trupit të viktimës.

“Prej orës 10 dhe deri tani, nuk ka pasur mjekë.

Tani erdhi nga Tirana mjeku dhe do të bëhet autopsia. Ka mbi 1 vit që nuk ka mjek.” /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit