E diel, 19 Maj, 2024

Situata e zjarreve në Qarkun Dibër

Qarku i Dibrës po e mbyll këtë sezon veror me një bilanc shumë të ulët të dëmeve të shkaktuara nga zjarret.
Ndryshe nga disa qarqe të tjera të vendit tonë, në Qarkun Dibër zjarret kanë qenë sporadike gjatë këtyre muajve të nxehtë, por sipas Prefektit Nexhbedin Shehu, falë reagimit në kohë të strukturave për mbrojtjen e pyjeve është arritur që pasojat të jenë minimale.
Prefekti Shehu shtoi se strukturat e shërbimit pyjor, mbrojtjes civile dhe shërbimit zjarrfikës kanë qenë vigjilente, duke ndërhyrë shumë shpejt në vatrat që janë shfaqur në zonat e ndryshme të Qarkut Dibër.
Nga ana tjetër, Shehu shtoi se ka patur një ndërgjegjësim në rritje edhe nga ana e qytetarëve të Qarkut Dibër për të mos shkaktuar zjarre. Gjithashtu, ai ju bëri apel banorëve të tregohen të kujdesshëm edhe në këto ditë të fundit të verës së këtij viti për të mos u bërë shkaktar të ndezjes së zjarreve pasi mund të kenë pasoja të rënda në ekosistem dhe jetë njerëzore.
Zjarret në masivet pyjore gjatë periudhës së verës janë një problem me të cilin përballen të gjitha shtetet, përfshirë edhe vendin tonë, ndërsa këtë vit rastet kanë qenë më të pakta./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit