E hënë, 20 Maj, 2024

Asgjësohen 453 fidanë kanabis në Mat, shpallen në kërkim dy vëllezërit, procedohet kryeplaku dhe inspektori i pyjeve

Finalizohet faza e 5-të e operacionit antikanabis i koduart “Kreshta të Pastra”. Si rezultat e kontrolleve, janë evidentuar në fshatin Madhesh 453 fidane kanabis të cilat janë asgjësuar.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit  Xhevalin Gjergji dhe Nikolin Gjergji., autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve.

Po ashtu janë proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Zef Gjeçi 64 vjeç dhe inspektori i shërbimit pyjor Bujar Bajraktari 47 vjeç ,për shpërdorim të detyrës.

Njoftimi i policisë:

Mat/Vijojnë kontrollet nga toka, me patrulla këmbësore dhe nga ajri, nëpërmjet dronëve të Policisë, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 5-të e operacionit antikanabis i koduar “Kreshta të Pastra”.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohen në fshatin Madhesh dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 453 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Madhesh  dhe Inspektori i shërbimit pyjor, për shpërdorim të detyrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë finalizuar fazën e 5-të, të operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”, ku kanë konstatuar në fshatin Madhesh, 453 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kryerja e veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht shtetasit, Xhevalin Gjergji 58 vjeç; dhe Nikolin Gjergji 52 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Madhesh. Vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin Zef Gjeçi 64 vjeç, kryeplak i fshatit Madhesh dhe, shtetasin Bujar Bajraktari 47 vjeç, Inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit