E hënë, 20 Maj, 2024

Dafina i “kopjoi” tekstin dhe Ledri s’mund të rrinte pa reaguar!

“T’i kom dhon krejt” e “M’i ke dhon krejt”, për fjalë goje shkoi kjo punë!

Njerëzit vunë re që kënga e re e Dafina Zeqirit, në bashkëpunim me Elgit Dodën e titulluar “Si mua”, kishte një pjesë teksti të ngjashme me një varg të Ledri Vulës.

Shumë e morën si kopjim, të tjerë si ngacmim të Dafinës ndaj ish-it të saj, Ledrit. Madje edhe vetë Ledri e kuptoi këtë dhe iu përgjigj me një koment në postim, të cilin më vonë duket se u pendua dhe e fshiu.

Në postimin ku Dafina kishte publikuar këngën me Elgitin, Ledri shkroi rreshtin e kopjuar, shoqëruar me dy emoji për ta ç’dramatizuar situatën.

“T’i kom dhon krejt”- ishte komenti i Ledrit të cilin ndjekësit e vunë re menjëherë.

Ende s’kemi asnjë reagim nga Dafina…

Artikuj te ngjashem

Me te fundit