E mërkurë, 15 Maj, 2024

“S’është kurrë vonë të korrigjosh gabimet”/ Basha homazhe për ish-Prefektin e Tiranës, Qazim Mulletin: Historia duhet të trashëgohet me objektivitet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë sot homazhe në nder të ish-Prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti.

Basha u shpreh se historia duhet të trashëgohet me objektivitet dhe jo me propagandë. Gjithashtu ai kërkoi ndjesë në emër të PD, që nuk kanë mundur të nderojnë figura të tilla politike.

“E sotmja është një ditë për të nderuar figurën e tij dhe për t’i shprehur mirënjohjen pasardhësve të tij”, tha ai, duke shtuar: “Edhe pse zgjati më shumë se gjysmë shekulli kjo gënjeshtër është e shpërberë. Eshtrat e Qazim Mulletit do të prehen në vendlindjen e tij. Shpreh vlerësimin për organizatorët që bënë të mundur këtë, por edhe të shpreh ndjesën e thellë të PD që në këtë rast dhe në raste të tjera ne nuk mundën ti qëndrojmë fjalëve dhe pozicioneve tona politike për nderimin e atyre figurave politike që i dhanë kaq shumë kombit por u denigruan dhe mbetën në errësirën e krijuar me kast nga regjimi komunist. Nuk është kurrë vonë të korrigjosh gabim. Prania ime dhe e dy zonjave anëtarë të është shenjë e qartë e kësaj pendese dhe këtij korrigjimi”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit