E premte, 17 Maj, 2024

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, procedohet 49-vjeçari në Dibër, nën hetim dhe 2 të tjerë

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, procedohet penalisht 49-vjeçari. Procedohen dhe dy persona të tjerë për kontrabandë dhe kalim i paligjshëm kufiri.

Shërbimet e PKK Bllatë, në vijim të punës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ofrimin e procedurave të sigurta dhe të lehtësuara për qytetarët në hyrje/dalje, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të paligjshmërive, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasit:

-S.K., 49 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar një shumë parash, me qëllim lejimin e kalimit të fëmijës së tij të mitur.

Kontrollet e shtuara në PKK Bllatë, vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit