E mërkurë, 1 Maj, 2024

Kdryshon kabineti qeveritarë/ Ikin Xhaçka, Kushi dhe Krifca, vijnë Ervin Mete dhe Arbjan Mazniku

Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste. Takimi nisi në orën 16:30 në kompleksin “Xibraku” në Tiranë. Siç edhe u paralajmërua, u zbuluan edhe ndryshimet në qeveri nga kryeministri Rama, në përfundim të fjalës së tij.

Në kabinetin qeveritar tashmë duket se ka disa emra të rinj. Kryeministri Rama ka përzgjedhur Igli Hasanin për të drejtuar punët e Jashtme nisur edhe nga profili i tij si diplomat.

Gjithashtu Rama propozon Anila Denaj si Ministre të Bujqësisë. Siç edhe u pa kemi një ndryshim të portofolit të Ogerta Manastirliut, pasi do t’i besohet Ministria e Arsimit dhe Sportit. Nga qeveria janë larguar kështu Frida Krifca dhe Olta Xhaçka.

Rama zbulon propozimet për ndryshimet në qeveri;

-Ministër i Financave dhe Ekonomisë- Ervin Mete

-Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme- Igli Hasani

-Ministre e Arsimit dhe Sportit- Ogerta Manastirliu

-Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural-Anila Denaj

-Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale- Albana Kociu

-Sekretarja e Shtetit për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit–Delina Ibrahimaj.

-Ministër Shteti për Pushtetin Vendor-Arbjan Mazniku

Rama njoftoi edhe ndryshime në Partinë Socialiste:

Sekretar organizativ -Adrian Çela

Sekretar i Burimeve Njerëzore – Eduard Ndreca

Sekretare e Gruas – Evis Kushi

Sekretar Digjital dhe i Rinisë – Etjen Xhafa

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë – Romina Kuko

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore – Eridian Salianji

Sekretare e Programit – Milva Ekonomi.

Qeveria e re;

Ministër i Financave
Ikën Delina Ibrahimaj

Vjen Ervin Mete

Ministri i Jashtëm

Ikën Olta Xhaçka

Vjen

Igli Hasani

Ministria e Bujqësisë

Ikën Frida Krifca
Vjen
Anila Denaj

Ministri i Arsimit dhe Sportit

Ikën Evis Kushi

Vjen

Ogerta Manastirliu

Ministre e Shëndetësisë
Iken Ogerta Manastirliu

Vjen

Albana Koçiu

Ministrja për Sipërmarrjen
Ikën Edona Bilali

Vjen

Delina Ibrahimaj

Ministri për Pushtetin vendor

Arbian Mazniku

***

Kryeministri Edi Rama i pyetur disa ditë më parë për ndryshime në qeveri, u shpreh se do të duhet të pritet edhe pak deri në zhvillimin e mbledhjes Asamblesë Kombëtare.

Agjenda zyrtare e Asamblesë nuk është zbuluar, por do të jetë kryeministri Rama që do të mbajë një fjalim përpara anëtareve të Asamblesë.

“Jemi mësuar që kryeministri Rama ti bëjë vetë publik të gjitha ndryshimet. Nuk mund të themi se cili ministër mund të lëvizë dhe se kush do të jetë pasardhës. Kjo mbledhje mbart edhe një interes të veçantë. Gjithashtu pritet që të ketë edhe ndryshime të kabinetit qeveritar”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj, duke shtuar se fjalimi i kryeministrit do të jetë i hapur për mediat.

Në fund të korrikut, kryesocialisti shkarkoi Damian Gjiknurin si sekretar i përgjithshëm dhe në vend të tij komandoi Blendi Klosin ndërsa vendin bosh të kreut të grupit parlamentar ia besoi Bledi Çuçit.

Në mbledhjes e sotme, Rama pritet të bëjë publike emrat e sekretarëve të rinj si dhe agjendën politike të mazhorancës jo vetëm në raport me kundërshtarët, por edhe me zhvillimet brenda partisë.

Një tjetër vendim që pritet të marrë Asambleja Kombëtare e PS është thirrja e Kongresit për të miratuar vendimet që të do merren ditën e hënë pasdite. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit