E premte, 17 Maj, 2024

Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Ta lëmë pas tollovinë e 2 viteve, vendimet e marra në Kuvend ishin historike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se vendimet e marra në Kuvendin Kombëtar ishin historike.

Ai theksoi se u lanë pas dy vite tollovi dhe se PD nuk ekziston për ti shërbyer vetes së saj, por interesit publik.

“Pas mbatjes së Kuvendit Kombëtar 2 shtator, përsëris mirënjohjen për gjithsecilin prej jush.

I shpresa, i vendosmërisë së demokratëve për të lënë pas 2 vite tollovi dhe për të ecur përpara me interesat më të mira të demokratëve dhe shqiptarëve.

Pjesëmarrja në Kuvend, të cilat për fat të mirë janë të dëshmuara në çdo rast, nuk janë thjesht dhe vetëm mbledhje të delegatëve, mesazhet, fryma që përçohet përmes pranisë së tyre është tregues i qartë. Vendimet që u morën ishin jashtëzakonisht domethënieve dhe historike për momentin që po kalon PD dhe vendi.

PD nuk ekziston për ti shërbyer vetes së saj, por interesit publik. Është kjo vetëdije që na ka mbajtur gjallë në furinë e goditjeve të kastës së vjetër politike.

Ne në 2 vite me apo pa vullnetin tonë kemi qenë pjesë e një axhende që na ka larguar nga njerëzit.

Sot mblidhemi për axhendën organizative të partisë dhe zbatimin e objektivave të përcaktuara nga Kuvendi”, tha Basha në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit