E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 8m/sek.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 14 deri 32°C, në zonat e ulëta 13 deri 36°C dhe në zonat bregdetare 16 deri 34 gradë Celsius. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit