E enjte, 9 Maj, 2024

Dyshohet se përplaset për vdekje një 35-vjeçare në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, policia arreston shoferin e makinës

Një 35-vjeçare dyshohet se është aksidentuar për vdekje ditën e djeshme, ndërsa sot policia njoftoi se ka arrestuar autorin.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku 27-vjeçari dyshohet se përplasi 35-vjeçaren. Fillimisht ajo mbeti e plagosur, por më pas ndërroi jetë në spital.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin O. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen M. S., 35 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit