E shtunë, 27 Korrik, 2024

Dy këngëtarë të njohur! Ja konkurentët e tjerë të “Dancing with the Stars”

Këngëtarja e njohur Fifi dhe Sardi Strugaj janë parë në ambientet e Top-Channel të shoqëruar nga balerinët e “Dancing with the Stars”, që sipas burimeve të “Kryefjala” të dy këngëtarët thuhet se do të jenë pjesë e programit të kërcimit.

Të dy janë artistë më të përfolur të momentit , Fifi sapo është bërë nënë e një djali ndërsa Sardi një nga këngëtarët më të përfolur të momentit.

Produksioni i “Dancing with the Stars” ka nisur të prezantojë emrat e konkurrentëve të këtij edicioni të dytë. Sot ju treguam se Atalanta Kërçyku do jetë po ashtu pjesë e kastit.

Pak ditë më parë është konfirmuar edhe pjesmarrja e Saimir Koreshit dhe Enxhi Nasufit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit