E shtunë, 27 Korrik, 2024

Iliana Iotova, ka vizituar fshati Ostren i Madh në Bashkinë e Bulqizës

Të enjten në mesditë, Zv. Presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, ka vizituar fshati Ostren i Madh në Bashkinë e Bulqizës, i njohur edhe si qendra e zonës së Gollobordës.

Iotova është pritur nga kryebashkiakia e Bulqizës, Festime Mjeshtri, ndërsa banorët kanë festuar me lodër ardhjen e saj.

Takimi i radhës së zyrtares së lartë bullgare ka qenë në shkollën e mesme të bashkuar “Elez Koçi”, ku ka shpërndarë dhurata dhe tabela me shkrime në gjuhën bullgare.Takimi i fundit i zv. presidentes së Bullgarisë, Iliana Iotova, ishte në Njësinë Administrative Ostren, ku palët diskutuan për investime në infrastrukturën e zonës së Gollobordës, ku shumë banorë këtu kanë edhe pasaporta bullgare.

Vizita e Iotovës vjen vetëm pak ditë nga nisja e censit të popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Procesi konsiderohet i një rëndësie të veçantë për Bullgarinë, për shkak se do të jetë hera e parë që minoritarët bullgarë që jetojnë në Shqipëri do të identifikohen si të tillë, pasi ky minoritet është njohur që në vitin 2017-të.

Gjatë vizitave në Bulqizë, zv. presidentja e Bullgarisë, Iotova tha se Shqipëria e ka komunitetin bullgar të ruajtur më mirë në Ballkan. Por kjo nuk mjafton. Pasardhësit e bullgarëve këtu duhet të dinë gjuhën letrare bullgare, kjo do t’u hapë atyre shumë mundësi, si për shembull studimi në shkollat e larta bullgare.

Në këtë drejtim kemi shumë punë për të bërë të zgjerojmë rrjetin e shkollave të ashtuquajtura të së dielës, ku mësohet bullgarishtja, të zhvillojmë bashkëpunimin mes universiteteve bullgare dhe shqiptare.” – tha Iotova.

Bullgaria, vend anëtar i Bashkimit Evropian është kthyer në burim shprese për qindra banorë të zonës së Gollobordës – Ostren, Trebisht që sot janë pjesë e bashkisë Bulqizë dhe Stëblevë, pjesë e bashkisë Librazhd, të cilët kanë emigruar masivisht si nënshtetas të Europës, falë pajisjes me pasaporta bullgare. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit