E enjte, 16 Maj, 2024

Shkatërrohet organizata kriminale shqiptaro-kineze e trafikut të drogës në Spanjë, në pranga 27 persona

Një grup kriminal shqiptaro-kineze i trafikut të drogës është shkatërruar nga policia spanjolle në bashkëpunim me EUROPOL.

Raportohet se 27 persona janë arrestuar në disa provinca spanjolle, Madrid, Malaga, Seville, Valencia, Alicante dhe Barcelona.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar 615.000 euro kesh, si dhe ora dhe bizhuteri me vlerë më shumë se 400,000 euro.

Organizata raportohet se drejtohej nga shtetas shqiptarë dhe mbështeti organizata të ndryshme ndërkombëtare për të pastruar paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar pagesat për trafikun e drogës.

Plantacionet e marihuanës dhe pastrimi i parave

Hetimi filloi si rezultat i raporteve të inteligjencës kriminale të dërguara nga Europol, falë të cilave u bë e mundur identifikimi i një organizate të përbërë nga shtetas me origjinë shqiptare që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht mbjelljen e marijuanës në ambiente të mbyllura.

Në bashkëpunime me shtetas kinezë, shqiptarët kishin formuar një strukturë komplekse në të cilën të dy grupet kishin përfitime të ndërsjellta që rrjedhin nga aktivitetet kriminale me të cilat ishin përfshirë.

Gjatë hetimit, agjentët mundën të verifikonin sesi në këtë strukturë shtetasit kinezë u dërgonin bizneseve të tyre shuma të mëdha parash, në këmbim që kjo shumë të kompensohej diku tjetër, me qëllimin përfundimtar që ato para të mbërrinin në vendin e origjinës pa qenë subjekt i kontrollit përkatës ligjor ose formal në Spanjë.

Nga ana tjetër, shqiptarët, duke funksionuar si një subjekt bankar, kryenin “transferimin” dhe fshehjen e shumave të mëdha të parave nga shitja e drogës dhe merrnin rifinancimin e operacioneve të reja.

Në krye të grupit kriminal ishin dy shtetas shqiptarë, njëri që vepronte si drejtues dhe tjetri si kontabilist.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit