Një aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Peladhi ku dy automjete një furgon dhe një benz janë përplasur me njëti-tjetrin , ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit tip furgon.
Mësohet se furgoni transportonte nxënesit e shkollës po për fat të mirë në momnentin e aksidentit ishte bosh.
Aksidenti fillimisht është pikasur nga drejtuesit e tjerë të cilët udhëtojnë në këtë aks rrugor, të cilël kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.
I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë.
Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se i aksidentuar ka filluar të përkeqësohet gjë që i ka detyruar mjekët ta nisin me ambulancë në drejtim të spitalit të traumës në Tiranë.
Ndërkohë policia lokale ka nisur hetimet rreth këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë!
Rreth orës 07.50, aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, janë përfshirë në një aksident automjeti tip furgon me drejtues shtetasin B.D., me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.F.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur i lënduar vetëm shtetasi B.D., i cili po marr ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /btvnews.al