E enjte, 16 Maj, 2024

Taulant Balla: Policia ka ndaluar disa persona që sjellin ilegalisht substancën në Shqipëri

Policia e Shtetit ka ndaluar disa persona të përfshirë në futjen e paligjshme të një substance të rrezikshme, si tullumbacja me oksid azoti në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ministri theksoi se disa persona janë ndaluar nga policia.

Reagim i Ballës:

Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tullumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri.

Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kesaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore).

Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit