E martë, 22 Tetor, 2024

Bulqizë/ Shiu përmbyt banesat në Gjoricë

Reshjet e shumta të shiut të rëna të dielën dhe të hënën kanë shkaktuar përmbytje në banesa në fshatin Gjoricë e Poshtme në Bulqizë.

Si pasojë e vërshimit të ujërave nga shiu, kanalet kulluese dhe ai vaditës janë tejmbushur me ujë duke bërë që të derdhen nëpër banesa. Kjo është banesa e familjes Koxha e cila është përmbytur nga uji i madh që ka hyrë mbrëmjen e kaluar brenda në banesë.

Shkak dyshohet se është bërë një kanal i cili ndodhet sipër lagjes ku në pamundësi për të përballuar sasinë e madhe të ujit, ky i fundit ka hyrë në banesën e kësaj familjeje.

Vior Xheleshi i cili jeton në këtë banesë pasi pronari ndodhet jashtë shtetit, shprehet se nuk është marrë asnjë masë për të shmangur këto përmbytje.

Nga ana tjetër, Vior Xheleshi kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia pasi prania e ujit ju rrezikon jetën fëmijëve. Kryetari i fshatit Gjoricë e Poshtme, Luan Osmani thotë se kanali ka nevojë të thellohet në mënyrë që të ketë kapacitetin e mjaftueshëm që të përballojë sasi të mëdha uji.

Ndërkohë, edhe banesa të tjera janë përmbytur, por që në to nuk jeton njeri pasi familjarët ndodhen jashtë shtetit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit