E shtunë, 27 Korrik, 2024

Bulqizë/ Zhvillohet mbledhja me drejtorët e institucioneve të rrethit

Është zhvilluar këtë të Enjte mbledhja e radhës e drejtuesve të institucioneve vendore e qendrore në nivel vendor në Bulqizë me përfaqësues të prefekturës Dibër.

Në këtë mbledhje drejtuesit e institucioneve dhe përfaqësues të tyre, raportuan realizimin e detyrave për muajin që po lëmë pas tek Sekretarja e Prefektit të Qarkut Dibër, Donika Hysenaj.

Në fjalën e saj Zj. Hysenaj kërkoi nga të gjithë të pranishmit që të raportonin për realizimin dhe mos realizimin e të gjitha detyrave të lëna nga mbledhja e kaluar, ndërsa kërkoi me insistim që shërbimet ndaj qytetarëve të mos kenë burokraci.

Ndërkohë, një ndër problemet që u diskutua në këtë mbledhje ishte ai i aksidenteve në punë kryesisht në galeritë e nëntokës. Inspektoriati Shtetëror i Punës, paraqiti si problem mungesën e transparencës nga subjektet minerare.

Po ashtu, një tjetër problematikë ishte edhe ajo e mungesës së mjekëve të familjes në shumë zona të Bulqizës, të cilët kanë krijuar një problematikë të shtuar për komunitetin.

Pas këtyre diskutimeve, drejtuesit e institucioneve shprehën edhe planin e realizimit të objektivave për muajin e ardhshëm, realizime e të cilave do të pasqyrohen në mbledhjen e rradhës. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit